LAJMI I FUNDIT:

Hendboll: Gjyqtarët nga Kosova drejtuan me sukses ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Hendboll: Gjyqtarët nga Kosova drejtuan me sukses ndeshjen e Ligës së Kampionëve
(Foto: kosovahandball.info)

Prezenca e anëtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës në garat evropiane po shkon duke u rritur e duke u avancuar vazhdimisht.

Të shtunën ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve për hendbolliste kanë drejtuar dy gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi.


Ata për herë të parë kanë drejtuar ndeshje të garës elitare evropiane, ndërsa punën e kanë kryer me sukses të plotë – thuhet në njoftimin e FHK-së.

Beqiri e Krasniqi ishin gjyqtarë në ndeshjen në mes të skuadrës kroate, HC Podravka Vegeta dhe asaj gjermane, Borussia Dortmund. Ndeshjen e fortë dhe interesante e fitoi skuadra gjermane, Borussia Dortmund me rezultatin 26-25. Ndeshja është luajtur në Koprivnica të Kroacisë.

Beqiri e Krasniqi për delegate e kishin Arijana Vojiqin nga Bosnjë-Hercegovina. Ndeshja ishte e xhiros së tretë të grupit B të Ligës së Kampionëve.

Gjyqtarët kosovarë edhe më herët këtë edicion kanë drejtuar ndeshje të kupave evropiane. Delegime të shumta priten në vazhdim të edicionit, si shenjë e avancimit të vazhdueshëm të anëtarëve të FHK-së.

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori