LAJMI I FUNDIT:

Hazard prezantohet në Bernabeu, por tifozët kërkojnë transferimin e Mbappes

Hazard prezantohet në Bernabeu, por tifozët kërkojnë transferimin e Mbappes
Santiago Bernabeu. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Eden Hazard sapo është prezantuar para tifozëve të Real Madridit.

Me të nënshkruar me yllin belg, Real Madrid ka kënaqur tifozët e tyre, pasi Hazard ishte një dëshirë e kamotshme e tyre.


Por duket se tifozët e Los Blancos nuk po kënaqen vetëm me transferimin e belgut në Bernabeu.

Në shkallët e stadiumit janë dëgjuar zëra duke kërkuar transferimin e Mbappes.

Një grup i tifozëve të Realit kanë brohoritur në kor ‘Duam transferimin e Mbappes’.

Kujtojmë që Mbappe është një dëshirë e madhe e Realit dhe 13 herë kampionët e Evropës do të tentojnë të nënshkruajnë me francezin gjatë këtij afati kalimtar veror. /Telegrafi/