eksperti-banner

Mesfushori i Chelseat, Eden Hazard, ka folur për thashethemet për një kalim të mundshëm te Real Madridi gjatë verës.

Në një intervistë për Goal.com belgu i ka mohuar të gjitha, duke thënë se është i lumtur te Blutë.


“Pse më futuni në telashe?”, ka thënë 26-vjeçari fillimisht.

“Jo, jam shumë mirë këtu. Kam gjëra për të përfunduar për këtë vit. Kam kontratë deri në vitin 2020. Jam mirë këtu”, ka shtuar Hazard.

Ylli i klubit londinez ka shënuar 11 gola në 27 ndeshje këtë sezon në kampionatin anglez. /Telegrafi/

telegrafi sport app