LAJMI I FUNDIT:

Hazard lidhet me një rikthim të pamundur në Ligën Premier

Hazard lidhet me një rikthim të pamundur në Ligën Premier

Eden Hazard është një nga futbollistët më argëtues dhe më të talentuar të 20 viteve të fundit, edhe pse nëse do ta kishit parë vetëm në La Liga nuk do ta dinit.

Pas shkëlqimit në Ligue 1 si adoleshent, Hazard u transferua në Ligën Premier dhe dominoi edhe një herë pa ndryshuar stilin e tij të shkëlqyer dhe unik.


I tillë ishte suksesi i tij në Chelsea saqë Real Madridi u alarmua, por për ironi të fatit dëmtimet dhe rënia e tij erdhën pasi ai u largua nga loja angleze.

Pas disa vitesh në Spanjë duke luftuar edhe për t’u paraqitur, e lëre më për të performuar, Hazard po lidhet me një rikthim në Angli.

Eden Hazard mund të pensionohet në moshën 32-vjeçare
Lexo po ashtu Eden Hazard mund të pensionohet në moshën 32-vjeçare

Sipas gazetës së njohur AS, klubi londinez, Crystal Palace, është i interesuar për ta rikthyer yllin belg në Ligën Premier.

Sado që do të donim të shihnim kontrastin brilant të Hazard duke luajtur për ekipin e Roy Hodgson, kjo duket si një bisedë e pastër në letër.

Megjithatë, të gjithë ata që e duan futbollin duhet të kenë vetëm një dëshirë – ta shohin Hazardin duke buzëqeshur dhe duke luajtur mirë edhe një herë, kudo që të jetë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori