LAJMI I FUNDIT:

​Haxhiu takon drejtorët e institucioneve korrektuese, kërkon parandalimin e kontrabandës në burgje dhe rritjen e sigurisë

​Haxhiu takon drejtorët e institucioneve korrektuese, kërkon parandalimin e kontrabandës në burgje dhe rritjen e sigurisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani sot kanë mbajtur takimin e fundvitit, në të cilin kanë marrë pjesë drejtorët e burgjeve, ku është diskutuar për punën, sfidat dhe të arriturat gjatë vitit 2023.

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu kërkoi që të punohet me seriozitet në parandalimin e kontrabandës në burgje, ngritjen e sigurisë, krijimin e kushteve dhe për respektimin e të drejtave të të burgosurve.


Tutje ministrja Haxhiu shprehu mbështetje për Shërbimin Korrektues të Kosovës në aspektin ligjor dhe atë financiar, ndërsa kërkoi që tu jepet mbështetje edhe grave të punësuara në institucionet korrektuese.

Ndërsa drejtorët e burgjeve kanë raportuar për arritjet, sfidat dhe synimet të cilat janë përkitazi me planin e punës dhe realizimin e strategjive dhe planifikimeve për vitin 2024.

Sipas tyre çështje shqetësuese mbetet trajtimi i të burgosurve të cilët kanë vendim për trajtim psikiatrik. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori