LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Tahirin e ka kapluar frika nga vendosja e themeleve të shtetit të së drejtës me Qeverinë Kurti

Haxhiu: Tahirin e ka kapluar frika nga vendosja e themeleve të shtetit të së drejtës me Qeverinë Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka akuzuar sot qeverinë në ikje, se pas zgjedhjeve të 6 tetorit, është duke u keqpërdorur vakuumi institucional. E ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri në detyrë i Drejtësisë Abelard Tahiri, duke thënë se është Kurti “pas tentimit të parë për kapjen e sindikatave…, tregoi cilët janë hapat e tij të ardhshëm për kapjen e institucioneve të tjera që janë kategori kushtetuese”. Por, ndaj kësaj deklarate të Tahirit, menjëherë ka reaguar deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu.

Deputetja Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “siç duket ish Ministrin e Drejtësisë e ka kapluar frika nga vendosja e themeleve të shtetit të së drejtës me Qeverinë Kurti”.


“Sa herë kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, flet për ligjshmëri e kushtetutshmëri dhe ngrit dyshime për abuzime e keqpërdorime, telalli i një ish qeverie abuzive bën reagime”, ka thënë Haxhiu, përcjell Telegrafi.

“Është po i njëjti që procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, e komprometoi dhe e ktheu në shërbim të partisë së tij që ka kapur secilin segment. Prandaj duhet të ndërpritet secili veprim i këtij procesi dhe çfarëdo veprimi tutje për këtë proces, është keqpërdorim detyre, është vepër penale”.

Më tej, Haxhiu ka thënë se “më 6 tetor, Qeverisë abuzive, qytetarët ia kanë treguar vendin”.

“Pas 6 tetorit, është hapur kapitulli i zhvillimit e mirëqenies, barazisë, arsimit, e shëndetësisë dhe drejtësisë që ata ia kanë frikën”, ka shkruar Haxhiu.

Tahiri i reagon Kurtit: Çështjen e noterëve nuk do ta lë në dorën tënde
Lexo po ashtu Tahiri i reagon Kurtit: Çështjen e noterëve nuk do ta lë në dorën tënde

Ndryshe, lideri i Vetëvendosjes, dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, sot përmes një postimi në facebook, ka thënë se Qeveria në ikje, po rehaton militantë partiakë e familjarë, po e dëmton buxhetin, si dhe vështirëson punën e qeverisë së re.

Kurti: Qeveria në ikje po keqpërdor vakuumin institucional - po rehaton militantë partiakë e familjarë, po e dëmton buxhetin
Lexo po ashtu Kurti: Qeveria në ikje po keqpërdor vakuumin institucional - po rehaton militantë partiakë e familjarë, po e dëmton buxhetin

Ndërsa, ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri iu ka kundërpërgjigjur akuzave të Albin Kurtit, duke thënë se “nuk i duhet një mediokri si Albin Kurti, më shumë sesa një postim në Facebook, për të shprehur paaftësinë e tij konstante për të qenë kandidat serioz për kryeministër. Në postimin e tij, sot e konfirmoi atë që e dimë të gjithë. Pas tentimit të parë për kapjen e sindikatave, sot na tregoi cilët janë hapat e tij të ardhshëm për kapjen e gjyqësorit, diplomacisë, noterisë e shume institucioneve të tjera që janë kategori kushtetuese, e besoj shumë shpejt do ta tregojë edhe vizionin e tij për sportin”. /Telegrafi/