LAJMI I FUNDIT:

Hashani: Barazimi rezultat real, ndaj Hajvalisë pa presion dhe për pikë

Hashani: Barazimi rezultat real, ndaj Hajvalisë pa presion dhe për pikë

Njëri nga mbrojtësit më të mirë në futbollin kosovar, është veterani Erdin Hashani.

Qendërmbrojtësi i Dritës ka folur në emisionin Arena në ‘Tribuna Chanel’, rreth ndeshjes mes ekipit të tij dhe Prishtinës ku fitore minimale shënuan vendasit 1:0.

“Mendoj që rezultati real do të ishte barazimi. Pjesa e parë ka qenë e barabartë por në të dytën na ka dominuar Prishtina”.


“E rëndësishme është që ne arritëm të shënonim një gol dhe t’i arkëtonim tri pikë të mëdha”, deklaroi Hashani i cili foli edhe për ndeshjen e radhës ndaj Hajvalisë.

“Ne do të luajmë pa presion pasi na kryen punë edhe një pikë, ndërsa presioni do të jetë ndaj Hajvalisë që dëshiron me çdo kusht fitoren”, u shpreh Hashani. /Telegrafi/