LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Për gjashtë muaj 20 kompani gjermane kanë hapur degët e tyre në Kosovë

Hasani: Për gjashtë muaj 20 kompani gjermane kanë hapur degët e tyre në Kosovë

Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, ka thënë se gjatë gjashtë-mujorit të parë të 2019-së, 20 kompani gjermane kanë hapur degët e tyre në Kosovë.

Hasani në një postim postim në Facebook ka shkruar se gjashtë prej këtyre kompanive janë hapur me përkrahjen e OEGJK-së.


“Sot e pata nderin dhe kënaqësinë ta takoj deputetin e Bundestagut Gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, për punën që e bën Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) në ruajtjen dhe thellimin e partneritetit me Gjermaninë, dhe për potencialin që ka Kosova për të tërhequr akoma më shumë investitorë gjermanë. Vetëm gjatë gjashtë-mujorit të parë të këtij viti, 20 kompani gjermane kanë hapur degët e tyre në Kosovë, 6 prej tyre me përkrahje nga OEGJK”, ka shkruar Hasani. /Telegrafi/