LAJMI I FUNDIT:

BE harton projektligjin për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë blerjeve në internet

BE harton projektligjin për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë blerjeve në internet

Duke qenë se njerëzit gjithnjë e më shumë po bëjnë blerje të mallrave në internet, deputetët e Parlamentit Evropian po planifikojnë një projektligj për të ndihmuar konsumatorët të marrin të njëjtin nivel mbrojtjeje si për blerjet në dyqan.

Projektligji synon të sjellë një fushe loje të barabartë kur bëhet fjalë për marrjen e ndihmës kur produkti nuk është në rregull.


“Ne shmangëm më të keqen sepse tani lajmi i madh është se blerja në internet do të jetë në gjendje të gëzojë të njëjtën mbrojtje, garanci të njëjtë si blerjet brenda dyqaneve”, tha eurodeputeti belg Marc Tarabella për Euronews, përcjell Tellegrafi.

“Ishte një nga frenat e mëdha në zhvillimin e tregtisë elektronike në Europë. Sot është zgjidhur, e njëjta periudhë garancie, të njëjta mundësi për t’u rimbursuar, për të zëvendësuar ose riparuar pajisjet e dëmtuara,” shtoi më tej ai.

Por, kohëzgjatja e garancisë është një çështje e diskutueshme, pasi projektligji lejon ngrirjen e rregullave kombëtare, që do të thotë se nuk do të ketë shtysë për zgjatjen e periudhës së garancisë.

“Ne kemi një garanci ligjore që është teorikisht dy vjet. Në praktikë, gjasat janë për gjashtë muaj, sepse prezumimi i mungesës së komformitetit është vetëm gjatë gjashtë muajve të parë”, shpjegon Julie Frere, nja organizata belge e mbrojtjes së konsumatorit ‘Test Achats’.

“Në rastin e Belgjikës, nëse miratohet kjo direktivë, ajo nuk do të jetë më në gjendje të ofrojë periudha më të gjata të garancisë ligjore. Për shembull, mund të mendoni se për një makinë larëse mund të ketë një garanci që do të ishte minimale pesë vjet dhe jo dy vjet”, shtoi ajo. /Telegrafi/