LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në mbështetje të Rexhep Selimit: Këtu jemi

Haradinaj në mbështetje të Rexhep Selimit: Këtu jemi

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka postuar një foto së bashku me anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar, “Këtu jemi!”


Pak orë pas arrestimit të ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, Gjykata Speciale ia ka konfirmuar aktakuzën edhe ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.

Selimi ka treguar se nesër do të udhëtojë për në Hagë.

“Të nderuar miq, bashkëluftëtarë, qytetarë e bashkëkombës të mi! Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua. Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash”, ka deklaruar Selimi.

Deputeti i LVV-së, ka thënë se po niset në Hagë dhe do të kthehet kokë lartë dhe se ideali i UÇK-së është mbi të dhe mbi këdo tjetër.

“Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka. Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”, kishte shkruar Selimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, përcjell Telegrafi.