Kryeqytetit të Kosovës do të t’i shtohet piceria më e re e më unike napolitane.
Duke filluar nga dita e hënë, më 23 janar, L’Antica Pizzeria Da Michele do të jetë piceria më e re me shijen më autentike në vend.
Sipas pronarit të Da Michele Kosovo, Berat Rukiqi me hapjen e kësaj picerie është sjellë një standard tjetër në Kosovë.
“Familja Conduro në Napoli ka zhvilluar një recetë autentike, që është pica më autentike napolitane dhe më e përhapura në botë. Për dy vite është shpallur si piceria më e mirë dhe të njëjtën kohe disa lloje të kësaj pice janë të famshme në të gjitha kontinentet, ku është prezentë L’Antica Pizzeria Da Michele”, shprehet Rukiqi.
“Kjo e bënë të veçantë. Është sjellë nja standard tjetër në vendin tonë, për shkak se është e papërsëritshme në llojin e vet, duke qenë pica më autentike napolitane”, shton ai.
Rukiqi thekson se pavarësisht cilësisë së lartë të picave, çmimet do të janë të krahasueshme me tregun vendas, duke shtuar se janë sjell staf që kanë punuar në Itali për t’i ofruar shkathtësitë te personeli lokal.
“Është një mikës i stafit të cilët ne e kemi, pra është një djalë nga Kosova që është kthyer nga Milano që është bartësi i të gjithë procesit të bërjes së picës aty, po ashtu është një nga Italia, të cilët kanë punuar në përfaqësinë e Da Michele në Milano. Ata do të jenë model dhe një lloj shkolle për stafin lokal, që ne do të synojmë që t’ia japim shkathtësitë e duhura që t’ia ruajmë qëndrueshmërinë e vetë punës”, thekson Rukiqi.
“Çmimet janë të krahasueshme me tregun dhe shumë kategori të picave jemi më të lirë se tregu, pavarësisht cilësisë e kostos, pasi që importi i të gjithë përbërësve është nga Italia. Kjo e ka koston e vet, por ne do të ofrojmë çmimet e përballueshme në raport me cilësinë që e kanë këto pica”, përfundon ai.
Ndërsa, Francesco De Luca që është nga gjenerata e pestë e L’Antica Pizzeria Da Michele tregoi se kjo piceri është themeluar para 153 vjetëve.
“Ne vijmë në Kosovë për herë të parë me këtë brend dhe për ne është shumë e rëndësishme. L’Antica Pizzeria Da Michele është themeluar 153 vjet më parë në Napoli dhe ishte një piceri e vogël e qytetit. Në pesë gjenerata, ne jemi rritur dhe jemi bërë brend”, tregon De Luca.
Ai përfundon se përbërësit e picave përzgjidhen në mënyrë speciale.
“Pica jonë më re rëndësishme dhe e popullarizuar është Margarita dhe Double Cheese Margarita. Jemi special sepse ne i përzgjedhim të gjithë përbërësit e picës, sepse janë rëndësishëm për këtë produkt”, përfundon ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre