LAJMI I FUNDIT:

Hapet fushata “T’i japim vendit ngjyra”, Majlinda shpallet ambasadore e kësaj nisme

Hapet fushata “T’i japim vendit ngjyra”, Majlinda shpallet ambasadore e kësaj nisme
(Foto: Screenshot/Facebook/KOK)

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare “Ta Pastrojmë Kosovën”, kanë lansuar sot fushatën “T’i japim vendit ngjyra”, fushatë kjo e cila parasheh që brenda 10 viteve në të gjithë Kosovën të mbillen 1.8 milion drunj.

Në lansimin e fushatës, krahas drejtuesve të lartë të KOK-ut dhe ‘Ta pastrojmë Kosovën’ morën pjesë edhe figura të larta të sportit, politikës dhe artit. Më këtë rast, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, tha se kjo është njëra nga fushatat më të mëdha në vendin tone e cila ka për qëllim mbjelljen e 1.8 milionë drunjve në të gjithë territorin e Kosovës në bashkëpunim me të gjithë individët, grupet dhe organizatat e shumta.


“Komiteti Olipik i Kosovës në bashkëpunim me organizatën ‘Ta pastrojmë Kosovën’ lansojnë fushatën ‘T’i japim vendin ngjyra”, një fushatë që po konsiderohet se është ndër më të mëdhatë në vendin tonë. Thuhet se rreth një ideje të mirë, një ideje të madhe, një ideje sublime që ka mbështetje edhe në orientimet strategjike inspiron dhe grumbullon me mijëra njerëz, hisedar të ndryshëm siç po ndodhë edhe këtu, do të thotë, individ, grupe dhe organizata të shumta, andaj shohim këtu edhe pranin e Ministrit te Bujqësisë, z. Besian Mustafa, zëvendësministra dhe përfaqësues të Republikës së Kosovës. Shohim dy olimpistë olimpik, njëri trajner, një trajner i përmasave botërore dhe normalisht olimpisten më të madhe që ka pasur ndonjëherë Kosova, zonjën Majlinda Kelmendi”, citon KP fjalët e Hasanit.

Ndërkohe, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit rural, Besian Mustafa, e cilësoi si shumë të rëndësishme dhe të nevojshme këtë nismë duke ofruar edhe mbështetjen e ministrisë që ai drejton për këtë fushatë.

“Sipërfaqet pyjore dhe drunjtë tanë përbëjnë një pasur kombëtare për vendin tonë, prandaj mirëmbajtja, pyllëzimi dhe ri-pyllëzimi i këtyre sipërfaqeve përbëjnë një përgjegjësi dhe obligim te veçantë për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit rural, por natyrisht edhe për të gjithë shoqërinë tonë. Prandaj edhe iniciativa e sotme që parasheh mbjelljen e 1.8 milionë fidanëve simbolikisht duke përfaqësuar 1.8 milionë banorët e vendit tonë në 10 vitet e ardhshme, është komplementare me programin kombëtarë te vendin tonë prandaj duke iu përgëzuar për iniciativën e qëlluar, duke iu uruar suksese në këtë sfidë, në këto 10 vitet e ardhshme, më lejoni që të shpreh zotimin tim dhe te ministrisë për bashkëpunim, bashkërendim dhe përkrahje të ndërsjellë”, është shprehur Mustafa.

Edhe zëvendësministri I Kulturës Engelbert Zefaj, tha se kjo nismë nga KOK-u dhe organizata “Ta pastrojmë Kosovën” është për t’u admiruar si një iniciativë shumë e guximshme, e qëlluar dhe vizionare.

“Dua t’iu përgëzoj për këtë iniciativë, iniciativë shumë e guximshme, por shumë e qëlluar dhe vizionare. Ambienti është sfida më e madhe që e ka kapluar jo vetëm Kosovën por të gjithë botën dhe është shumë kënaqësi e madhe kur shohim në Kosovë djem, vajza të reja të cilët I dalim ballë këtyre sfidave. Kjo është me të vërtet për t’u admiruar dhe kjo ide kaq fisnike me të vërtetë kërkon përkrahje nga të gjithë dhe me këtë rast nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporit posaçërisht… Gjithsesi se iniciativa juaj do ta ketë përkrahjen maksimale do të qëndrojmë afër jush dhe do të bashkëpunojmë në çdo hap”, ka deklaruar Zefaj.

Nismën për mbjelljen e 1.8 milionë drunjve në të gjithë territorin e Kosovës e vlerësoi lart edhe Koordinatorja e zyrës së agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, zonja Ulrika Richardson, e cila tha se drunjtë simbolizojnë jetën e njeriut, ndërsa pyjet simbolizojnë mënyrën se si ne duhet të zhvillohemi si shoqëri

“Jam e nderuar që jam ftuar në këtë ceremoni të fillimit të fushatës. Dëshiroj të flas për drunjtë që janë një simbol i veçantë, për mua ata janë një simbol i jetës. Në në njëfarë mënyre jemi të lindur sikur druri, duhet të lëshojmë rrënjë diku dhe të zhvillohemi, ndërsa si shoqëri duhet të zhvillohemi si një pyll. Mbjellja e drunjve ka një simbolikë të veçantë, është si një lloj fillimi i cili ka ka ndikim në mjedis por gjithashtu ka edhe në shoqëri”, ka theksuar ajo.

Në fund, kampionia Olimpike e Kosovës në xhudo, e cila njëhërit u shpall edhe si ambasadore e kësaj fushate deklaroi se Kosova, e sidomos kryeqyteti i saj ka shumë nevojë për gjelbërim dhe ajër të pastër dhe ky është projekti më i qëlluar sa i përket ndotjes së ajrit.

“Kënaqësi të jem pjesë e këtij projekti. Ne të gjithë e dimë se Kosova e sidomos kryeqyteti ynë është i mbingarkuar dhe ajo çka më së shumti ka nevojë Kosova janë hapësirat me gjelbërim, hapësira ku të gjithë ne mundemi me dal, me marr ajër të pastë, me kalu kohë me familjen, thjeshtë me marr energji pozitive se krejt e dinë njeriu si krijesë sa është i lidhur me natyrën. Kështu që për mendimin tim  ky është projekti më i qëlluar deri më tani në Kosovë sa i përket ndotjes së ajrit”, ka deklaruar Majlinda.

Kjo fushatë u shpall zyrtarisht e hapur me mbjelljen e 18 drunjve në Prishtinë.

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori