Hansi Flick merr lajmin e hidhur, i ndërron jetë babai

Trajneri Hansi Flick ka marrë një lajm të hidhur të dielën, pasi babai i tij ka ndërruar jetë.
Vetëm disa orë para se të nisë “El Clasico”, skuadra katalunase ka njoftuar lajmin se babai i Flick ka ndërruar jetë.
Megjithatë, në bazë të raportimeve të mediave spanjolle, Flick pritet që pavarësisht dhimbjes t’i qëndrojë pranë ekipit dhe do ta drejtojë skuadrën në këtë përballje të vështirë.
“FC Barcelona dhe tërë familja e blaugransve i shpreh ngushëllime Hansi Flick pasi i ndërroi jetë babai. E ndajmë dhimbjen dhe qëndrojmë me të dhe familjen e tij në këtë moment të vështirë”, njoftoi ndër të tjera Barcelona.
El FC Barcelona y toda la familia blaugrana queremos hacer llegar nuestro cariño a Hansi Flick por el fallecimiento de su padre. Compartimos su dolor y te acompañamos en este momento tan difícil para él y su familia. pic.twitter.com/1IZzT6ds4L
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) May 10, 2026
Përndryshe, Barcelona mund të shpallet kampion këtë të diele në rast që merr qoftë edhe një barazim në shtëpi ndaj rivalit të përbetuar, Real Madrid.
Kujtojmë, “El Clasico” do të nisë nga ora 21:00 si dhe zhvillohet në “Camp Nou”./Telegrafi/






















































