LAJMI I FUNDIT:

Halilovic kthehet në La Liga

Halilovic kthehet në La Liga

Mesfushori kroat i Barcelonës, Alen Halilovic pritet të rikthehet në futbollin spanjoll.

Pas një huazimi gjashtë mujor te Hamburgu në Bundesliga, Halilovic ka kërkuar rikthimin në Spanjë.


Klubi gjerman nuk ka arritur të tregoi asgjë këtë stinor në elitën e futbollit gjerman dhe Halilovic ka humbur shkëlqimin e tij.

Barcelona ka vendosur që ta huazojë talentin e saj në kampionatin spanjoll për të marrë formën e duhur.

Janë dy skuadra spanjolle, Betis Sevilla dhe Espanyol që po kërkojnë huazimin e kroatit.

20-vjeçari përpos Hamburgut, vitin e kaluar ishte i huazuar edhe në Sporting Gijon ku shkëlqeu në disa ndeshje. /Telegrafi/