LAJMI I FUNDIT:

Hakmarrje apo tallje në aeroplan – vajza ia ngjet çamçakëzin në flokë një pasagjereje

Hakmarrje apo tallje në aeroplan – vajza ia ngjet çamçakëzin në flokë një pasagjereje

Ndoshta ju jeni në anën e viktimës flokëgjatë në këtë rast, le ta quajmë, konflikt i heshtur, dhe ndoshta jeni në anën e pasagjerit. Ndoshta dikur keni qenë ai që rrini pas personit acarues dhe ndoshta keni qenë ju ai që acaruesi.

Personi i ulur në aeroplan pas të dy vajzave dhe duke regjistruar gjithçka, nuk u përpoq të na shpjegonte nëse ndoshta vajza i kërkoi atij që kishte përballë t’i hiqte flokët sepse po e shqetësonte.


Nëse pasagjeres përpara i kërkuan bukur t’i hiqte flokët e saja të gjata dhe ajo nuk iu bind, atëherë në atë rast, ajo mori atë që nuk shpresonte as në makthet më të egra. Asaj iu vendosën të paktën dy çamçakëz në flokë…

Dëgjohet zëri i kapitenit duke përmendur uljen, që do të thotë se ka mundësi që vajza të ishte duke planifikuar hakmarrje gjatë gjithë fluturimit dhe vendosi të merrte masa në fund të fluturimit. Në një moment, vajza me xhup portokalli vëren se diçka po ndodh, kthehet majtas-djathtas, ndjen kapelën, por përsëri i kthen flokët mbi mbështetëse, duke mos ndjerë se ka diçka në flokët e saj.

Në një moment kalon edhe stjuardesa, por ajo nuk ka reaguar as për flokët që errësojnë ekranin.

Në fund të fundit, nuk varet vetëm nga ekrani, vajza i kthen me këmbëngulje flokët e saj mbi mbështetësen, pikërisht mbi tavolinën e vogël ku janë ushqimet dhe pijet.

Kjo të kujton atë konflikt në autobusët turistik, në udhëtime më të gjata, kur personi i ulur para jush ul ulësen dhe nuk e ngre atë derisa të largohet nga autobusi. Ai nuk ju pyet asgjë, sepse pse “ai/ajo e pagoi atë vend” dhe ju pyet nëse mund t’ju shqetësojë. /Telegrafi/