LAJMI I FUNDIT:

Hajredin Pasha

“Ramë, kallxoi presidentit se mo nuk jini n’koalicion me neve. I kemi marrë Begjetin e Nexhatin”. Kështu disi mund të ketë tingëlluar porosia e Hajredin Kuçit për homologun e tij nga LDK-ja, Ramë Manaj, mbrëmjen e vonë të 19 nëntorit.

Nënkryetari i PDK-së, profesor universitar dhe ish-kryetar i Komisionit Kushtetues, që hartoi aktin më të lartë juridik të vendit, kishte zgjedhur këtë formë skandaloze për të njoftuar partnerin qeverisës, LDK-në, se PDK nuk dëshironte më të ishin bashkë në qeveri!


Kuçi në këtë mënyrë po bënte një veprim aspak të denjë, totalisht jashtë procedurave kushtetuese, pavarësisht se vetë ishte një ndër hartuesit e kushtetutës. Ai po sillej si një pasha në “pashallëkun e Kosovës”, si përfaqësues i një pushteti që mendon se mund të bëjë ç’të dojë, kur të dojë, pa ia prishur kush tymin e cigares.

Historia tregon se Hajredin Pasha, komandant turk, pësoi disfatë në luftë me shqiptarët, në mesin e shekullit XIX. “Në betejën e vitit 1844 kundër ushtrisë turke, me komandant Hajredin Pashën, gjithë Dibra luftoi me heroizëm e me një vendosmëri të madhe, sa që edhe gratë e fëmijët qenë të rreshtuar me luftëtarët e lirisë dhe pavarësisë”.

Kështu mund të lexohet në libra historie.
Më shumë se një shekull e gjysmë më vonë, në “Pashallëkun e Kosovës” po ashtu luftohet me vendosmëri të madhe. Për vota. Për karrige. Për pushtet.

Më shumë se një shekull e gjysmë më vonë, në “Pashallëkun e Kosovës” dikujt i teket që në gjysmë të natës të rrëzojë një qeveri e ta krijojë një tjetër. Rastësisht ose jo, emri i atij që jep kumtin është Hajredin.

* * *

Pak orë pas mbylljes së vendvotimeve më 15 nëntor, numri dy i PDK-së, Hajredin Kuçi, kumtoi lajmin se partia e tij kishte arritur fitore absolute, duke fituar në shumicën absolute të komunave, ndërsa për oponentët politikë kishte lënë vetëm tri-katër copa! Pak kohë më pas doli që e vërteta është ndryshe.

Sido që të jetë, “logjika e pashallëkut” thoshte se kjo parti vërtet do të donte që t’i fitonte të gjitha komunat e Kosovës. Pse të mos ketë sistem njëpartiak? Është më e lehtë të qeveriset, pardon – të sundohet. Është më e lehtë të kontrollohet mileti, të kontrollohen mediat, të kontrollohet sistemi.

Rastësisht ose jo, emri i atij që jep kumtin për fitoren absolute sërish është Hajredin.

* * *

Emri Hajredin u bë pjesë edhe e telenovelës për zgjedhjen e Bordit të RTK-së. Numri dy i qeverisë ishte zgjedhur në krye të Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të televizionit publik.

U çuan në këmbë opozitë e media, duke kritikuar vendimin që në krye të komisionit të vihet një njeri partiak. Por, kot. “Logjika e pashallëkut” thoshte se edhe bordi i RTK-së duhej të përzgjedhej nën dirigjimin e partisë. Assesi nuk bën që mediumi publik të dalë doresh.

Çështja e emërimit të Hajredin Kuçit në krye të komisionit u përmend e kritikua edhe në Raportin e Progresit për Kosovën. Në “raportin historik dhe pozitiv”, siç u vlerësua nga qeveria.

Punë e madhe se dikush nuk pajtohet. Pashallëku di çfarë bën. Pashallëku nuk lëshon pe. Rroftë pashallëku!

(Editorial i gazetës “Profil”)

Në trend

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Premier League
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Stil
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Misteri rreth Mbappes: Nga lëndimi, strategjia e Enriques, dhe momenti i sikletshëm me një femër në Kanë

Misteri rreth Mbappes: Nga lëndimi, strategjia e Enriques, dhe momenti i sikletshëm me një femër në Kanë

Ligue 1
Kalo në kategori