LAJMI I FUNDIT:

Gwyneth Paltrow thotë se nuk i pëlqen fama, përkundër se numëron 20 vite karrierë

Gwyneth Paltrow thotë se nuk i pëlqen fama, përkundër se numëron 20 vite karrierë
Gwyneth Paltrow (Foto: Sky News)

Ajo mund të ketë fituar një çmim ‘Oscar’ vetëm 26 vjeçe, por Gëyneth Paltrow ka pranuar se kurrë nuk është ndjerë rehat me famën që i ka sjellë suksesi i saj.

48 vjeçarja ka qenë në vëmendjen e publikut për më shumë se 20 vjet dhe ka luajtur në dhjetëra filma, përfshirë Iron Man VR.

Por, ajo u largua nga aktrimi në 2017 për t’u përqendruar në markën e saj ‘Goop’ dhe është shfaqur vetëm në mënyrë sporadike në ekran që nga ajo kohë.

Gwyneth Paltrow (Foto: Sky News)

Duke folur me Naomi Campbell për “No Filter”, nëna e dy fëmijëve tha se ajo filloi të rivlerësonte karrierën ndërsa po rritej.

“Unë mendoj se shumë prej tyre vijnë edhe nga fakti që unë – dhe kjo është diçka që unë mendoj se e kuptova më vonë në jetë – në të vërtetë nuk kam qenë aq komode që isha një person publik apo të jesh para kamerës madje megjithëse e kam bërë për kaq shumë kohë”, ka thënë ajo.

“Është një pjesë e imja që ndihet vërtet e ndrojtur dhe nuk më duket sikur jam natyrshëm”.

“Unë fillova karrierën në moshë të re. Kalova një kohë të gjatë derisa e pyeta veten, a e pëlqej këtë punë? A jam duke u ndjerë rehat derisa po e bëj këtë? A dëshiroj të bëhem aktore?”, shtoi ajo.

Paltrow u martua me producentin televiziv, Brad Falchuk, në 2018. Ajo u shfaq në dramën “The Politican” në Netflix, një shfaqje e krijuar nga Falchuk dhe bëri shaka se vetëm burri i saj mund ta joshte atë përsëri në aktrim.

“Por kjo është një gjë e tillë, nëse burri im shkruan diçka dhe ai dëshiron që unë ta bëj atë, atëherë unë do ta bëj atë. Unë kurrë nuk mund të them kurrë. Unë do të doja të kthehesha në skenë një ditë”, vazhdoi biondja.

Gwyneth ishte më parë i martuar me yllin e “Coldplay”, Chris Martin, por dyshja u ndanë në 2014 pas 10 vitesh së bashku. /Telegrafi/

Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk (Foto: Vanity Fair)

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori