LAJMI I FUNDIT:

Guti projekton formacionin e Real Madridit për sezonin 2023/24 – Modric jashtë, Mbappe në krye të sulmit

Guti projekton formacionin e Real Madridit për sezonin 2023/24 – Modric jashtë, Mbappe në krye të sulmit

Luka Modric do të luajë në Real Madrid sezonin e ardhshëm, gjë që e konfirmoi klubi mbretëror të hënën, por sipas Gutit ai nuk e meriton të jetë në formacion, duke zgjedhur emra të tjerë për 11-shen startuese. 

Kroati thuhet se zgjodhi mes një oferte të pasur nga Arabia Saudite dhe qëndrimit te Reali dhe vendosi për klubin ku luan që nga viti 2012 dhe ku fitoi statusin e legjendës.


Mediat spanjolle janë të sigurta se 38-vjeçari Modric do të ketë minuta në skuadrën e Realit edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht moshës së tij dhe ardhjes së Jude Bellingham.

Guti thotë se Modric duhet të largohet nga Real Madridi
Lexo po ashtu Guti thotë se Modric duhet të largohet nga Real Madridi

Por nëse do të pyesni Gutin, legjendën e Realit me 542 paraqitje për skuadrën, nuk do të kishte vend për Modric në skuadër.

Në një emision televiziv, Guti mori rolin e trajnerit Carlo Ancelotti dhe bashkoi skuadrën ideale të Real Madridit për sezonin 2023/24, ku nuk kishte vend për Modric, ndërsa në krye të sulmit vendosi Kylian Mbappen.

Sulmuesi francez është dëshira e Real Madridit edhe pse ai ka kontratë edhe për sezonin e ardhshëm.


Formacioni i Gutit për sezonin e ri: Courtois – Carvajal, Militao, Rüdiger, Alaba – Camavinga, Kroos, Valverde, Bellingham – Mbappe, Vinicius.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori