LAJMI I FUNDIT:

Guardiola thotë se VAR-i u tregua mizor me anulimin e golit pas festës së ‘çmendur’  

Guardiola thotë se VAR-i u tregua mizor me anulimin e golit pas festës së ‘çmendur’  

Pep Guardiola festoi si i çmendur golin e Raheem Sterling në minutat shtesë, por VAR-i e anuloi duke e cilësuar si të parregullt dhe sipas spanjollit teknologjia u tregua mizore.

Manchester City ka fituar me rezultat 4-3 ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur në Etihad, por u eliminuan shkaku i humbjes 1-0 në ndeshjen e parë në Wembley.


Megjithatë, Qytetarët ishin shumë afër kalimit në gjysmëfinale pasi Sterling gjeti golin në minutat shtesë, por që u anulua pas rishikimit të teknologjisë VAR.

Pep Guariola flet pas eliminim nga Tottenhami: Provuam deri në fund
Lexo po ashtu Pep Guariola flet pas eliminim nga Tottenhami: Provuam deri në fund

Guardiola këtë gol e festoi si i çmendur duke menduar se ishte i kualifikimit, por tani shton se VAR-i u tregua mizor me anulimin e golit.

“Ne shënuam golat tona dhe më pas VAR-i bëri pjesën tjetër”, ka thënë fillimisht Guardiola për për BT Sport.

“Unë e mbështes VAR-in, por ndoshta nga një kënd, goli i Fernando Llorentes ishte lojë me dorë, ndoshta nga këndi i gjyqtarit nuk ishte”.

“VAR-i Ishte mizor, momenti që ne festuam dhe ishim kaq afër gjysmëfinales ndodhi anulimi i golit”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/