LAJMI I FUNDIT:

Guardiola thotë se një skuadër tjetër angleze është më e fortë se City për momentin

Guardiola thotë se një skuadër tjetër angleze është më e fortë se City për momentin

Manchester City e ka mbyllur me fitore vitin 2023, pasi ka triumfuar para adhuruesve të vet me rezultat 2-0 ndaj Sheffield United.

Mesfushori spanjoll Rodri dhe sulmuesi argjentinas Julian Alvarez u përkujdesën për golat e fitores së Cityt. Tani kampioni në fuqi ka 40 pikë në vendin e tretë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.


Guardiola ka thënë se duhet të ishin të qartë në fushë për të arritur deri te fitorja ndaj Sheffield.

Autori i biografisë së Guardiolës zbulon nëse Pep do të kthehet ndonjëherë të stërvit në La Liga
Lexo po ashtu Autori i biografisë së Guardiolës zbulon nëse Pep do të kthehet ndonjëherë të stërvit në La Liga

“Këto ndeshje kërkojnë durim pasi bëhet fjalë për kundërshtarë që mbrohen mirë dhe në thellësi. Duhej të ishim të qetë në fushë, ata nuk kishin ardhur për të ushtruar presion dhe kështu ne duhej të gjenim momentin e duhur për të gjetur hapësirat. Ia dolëm mirë, ishte një periudhë shumë e ngarkuar”.

Trajneri spanjoll tha se për momentin ka një skuadër më të fortë se City dhe ajo është Liverpooli i trajnerit gjerman Jurgen Klopp.

Pep Guardiola ka 'përgjuar' lojtarët e Man Cityt duke folur në aeroplan, mbeti i mahnitur nga ajo çfarë dëgjoi
Lexo po ashtu Pep Guardiola ka 'përgjuar' lojtarët e Man Cityt duke folur në aeroplan, mbeti i mahnitur nga ajo çfarë dëgjoi

“Gara është e fortë, ne nuk jemi ende në krye dhe Liverpool është një skuadër më e mirë për momentin. Kemi pasur dëmtime dhe probleme, por jemi në lojë dhe kemi fituar shumë tituj në këtë vit”.

“Tani është koha për pak pushim, e kemi të nevojshëm. Janari është një muaj më pak intensiv se nëntori apo dhjetori, ndaj do të përgatitemi mirë për pjesën e mbetur të sezonit”, deklaroi Pep Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori