LAJMI I FUNDIT:

Autori i biografisë së Guardiolës zbulon nëse Pep do të kthehet ndonjëherë të stërvit në La Liga

Autori i biografisë së Guardiolës zbulon nëse Pep do të kthehet ndonjëherë të stërvit në La Liga

Autori i biografisë së Pep Guardiolas, Marti Perarnau, ka hedhur poshtë mundësinë e kthimit të trajnerit ikonik për ta stërvitur klubin e La Ligas, Barcelonën, pas përfundimit të kontratës së tij me Manchester Cityn.

Me kontratën e tij në Etihad që skadon në vitin 2025, lëvizja e ardhshme e Guardiolës mbetet e paqartë.


Disa nga tifozët e Barcelonës do ta mirëprisnin atë me kënaqësi në Kataloni, por Perarnau beson se kjo nuk do të ndodhë.

“Nuk mendoj se për arsye sportive ai do të zgjidhte të mos ishte trajner në Spanjë, por për arsye sociale, po”.

“Ka një refuzim të dukshëm, ka një pjesë shumë domethënëse të popullit spanjoll që mendon ndryshe nga Pep dhe, për rrjedhojë, ka një refuzim”.

“Unë gjithashtu nuk mendoj se do t’i hynte në mendje Federatës Spanjolle ta kishte në krye. Do të provokonte një konflikt të panevojshëm, këtë nuk e dëshiron as njëra palë e as tjetra. Pse do të futeni në atë rrëmujë? Kështu unë e shikoj”, ka thënë ai.

Për ata prej jush që mund të mos jenë në dijeni, Guardiola është një mbështetës i vendosur i një shteti të pavarur të Katalonjës. Pavarësisht suksesit të tij të jashtëzakonshëm në Camp Nou, duket se kapitulli i Pep në Barca ka përfunduar përfundimisht. /Telegrafi/