Guardiola: Më parë largohem se sa e ndërrojë stilin e lojës

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur pas disa ndeshjeve jo të mirë të skuadrës së tij.
Ai ka thënë se skuadra e tij nuk do ta ndërrojë stilin e lojës edhe nëse do t’i kushtojë me vend të punës.
“Ne do të luajmë ashtu siç mendojë unë, duke bërë gabime dhe duke u përmirësuar. Nuk mund të bëjë diçka që nuk është në stilin tim. Ky është futbolli i sotëm”. “Unë besoj në stilin tim të lojës. Por nëse nuk jap rezultatet atëherë do të vendos pronari i klubit”, ka thënë Guardiola.
Cityt do t’i bashkohet sulmuesi Gabiel Jesus dhe Guardiola pritet ta ketë më të lehtë me të. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/12/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































