LAJMI I FUNDIT:

Guardiola nuk ndalet me shpenzime në mbrojtje – tani e do edhe Alaban e Bayernit

Guardiola nuk ndalet me shpenzime në mbrojtje – tani e do edhe Alaban e Bayernit

Pep Guardiola ka arritur të shpenzojë mbi 430 milionë euro te Manchester City vetëm në mbrojtje që kur është në krye të skuadrës.

Trajneri spanjoll e transferoi Ruben Diasin të hënën e kësaj jave nga Benfica në shumën e 70 milionë eurove.

Por, Guardiola mendon se ka nevojë edhe për një mbrojtës krahu dhe dëshiron të transferojë David Alaban nga Bayern Munichu.

Mbrojtësi austriak ka refuzuar të rinovojë kontratën me Bavarezët, derisa nuk përjashtohet kalimi i tij në Etihad.

Zinchenko i ofrohet Barcelonës
Lexo po ashtu Zinchenko i ofrohet Barcelonës

Në listën e Guardiolës është edhe anëtari i Ajaxit, Nicolas Tagliafico, që të dy shiheni si zëvendësues të Oleksandr Zinchenkos, që i është ofruar Barcelonës.

Kalimi i Albas te Manchester City mund të kompletohet në shumën e 60 milionë eurove. /Telegrafi/