LAJMI I FUNDIT:

Guardiola konfirmon lëndimet e mëdha të Man Cityt 11 ditë para përballjes me Real Madridin

Guardiola konfirmon lëndimet e mëdha të Man Cityt 11 ditë para përballjes me Real Madridin

Përballja e Real Madridit me Manchester Cityn është padyshim ndeshja më e madhe e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Të dyja skuadrat konsiderohen ndër favoritët për të fituar garën.

Në këtë fazë, situata e dëmtimeve të Los Blancos për atë ndeshje është më e shëndetshmja që ka qenë për një kohë.


Vetëm Thibaut Courtois dhe David Alaba parashikohet të jenë mungesat e mëdha, me drejtuesit e klubit që shpresojnë të kenë Eder Militao në dispozicion për të luajtur, pasi ai është afër përfundimit të rikuperimit të tij pas këputjes së ligamentit ACL, gushtin e kaluar.

Fatkeqësisht për City, situata e tyre duket pak më shqetësuese. Trajneri Pep Guardiola konfirmoi të premten pasdite se Kyle Walker dhe John Stones i janë bashkuar portierit Ederson në listën e tyre të lëndimeve.

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret
Lexo po ashtu Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

“Ederson po përmirësohet shumë, Akanji do të jetë 100% i aftë për të luajtur kundër Arsenalit. Walker dhe Stones janë lënë jashtë. Lëndimi i Ëalker është më i rëndë se i Stones. Ata të dy do të jenë jashtë, nuk e di sa ndeshje do të mungojnë”, ka thënë Guardiola.

Walker dhe Stones të morën goditje gjatë pushimit ndërkombëtar dhe Real Madridi do të forcohej ndjeshëm nëse asnjëri nuk do të luante në Santiago Bernabeu. Ndeshja e parë në kryeqytetin spanjoll është vetëm 11 ditë larg. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori