LAJMI I FUNDIT:

Guardiola me fjalë të përzgjedhura për lojtarët e tij, “telefonata” me Real Madridin – derisa i çon mesazh edhe Liverpoolit

Guardiola me fjalë të përzgjedhura për lojtarët e tij, “telefonata” me Real Madridin – derisa i çon mesazh edhe Liverpoolit

Pep Guardiola kishte vetëm lëvdata për lojtarët e Manchester City, pasi ia dolën të përmbysnin rezultatin ndaj Aston Villës në 3-2, për t’u rikonfirmuar kampion.

Citizens ishin duke humbur 2-0, por ia dolën që të përmbysnin shifrat dhe të fitonin trofeun e dytë me radhë.


Pas ndeshjes, Guardiola deklaroi se ata janë legjendarë dhe se lojtarët e tij janë shumë të veçantë.

Dikush gënjeu se Aston Villa kishte barazuar rezultatin ndaj Cityt, shikoni festën e 'çmendur' të tifozëve të Liverpoolit - por që u zhgënjyen në fund
Lexo po ashtu Dikush gënjeu se Aston Villa kishte barazuar rezultatin ndaj Cityt, shikoni festën e 'çmendur' të tifozëve të Liverpoolit - por që u zhgënjyen në fund

“Momenti që gjetëm golin e parë ndryshoi çdo gjë. Kemi luajtur në kushte jo normale, por duhet ta përballojmë. Ne jemi legjenda”, ka deklaruar fillimisht ai.

“Kur e fiton Ligën Premier katër herë brenda pesë vjetësh atëherë është e qartë se këta djem janë shumë, shumë të veçantë. Ne do të mbahemi mend”.

Manchester City konfirmohet kampion i Ligës Premier për të dytin sezon radhazi - fitore me përmbysje ndaj Aston Villës
Lexo po ashtu Manchester City konfirmohet kampion i Ligës Premier për të dytin sezon radhazi - fitore me përmbysje ndaj Aston Villës

“Titullin e parë e fituam me dallim të madh pikësh. Më pas në Brighton, më pas në shtëpi pa shikues. Tani me njerëz në stadium, është më i miri. E thirra Real Madridin dhe ata më dhanë një këshillë të mirë”.

“Madhështia e të arriturës definohet nga madhësia e rivalit tuaj. Nuk kam parë asnjëherë një ekip si Liverpooli. E di që është e vështirë, por urime për Liverpoolin. Na ka ndihmuar të jemi ekip më i mirë”, ka shtuar më tej Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori