LAJMI I FUNDIT:

Guardiola bëri një gjë kundër Real Madridit që asnjë trajner nuk e kishte bërë në Ligën e Kampionëve që nga viti 2007

Guardiola bëri një gjë kundër Real Madridit që asnjë trajner nuk e kishte bërë në Ligën e Kampionëve që nga viti 2007

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u bë trajneri i parë që nga viti 2007 që nuk bëri asnjë zëvendësim në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, gjë që i fundit e kishte bërë këtë ishte legjendar Alex Ferguson.

Mbrëmë Guardiola luajti të 90 minutat me të njëjtën skuadër, pra me lojtarët që e nisën ndeshjen dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, në bankinë kishte emra spektakolar që me siguri mund të luajnë në disa nga klubet më të mira në botë.


Kështu në ndeshjen e mbrëmshme në Madrid nuk patën mundësi të luajnë sulmuesi Julian Alvarez, anësorët Riyad dhe Phil Foden, mesfushori Kevin Phillips dhe mbrojtësi Amryc Laprote, ndërsa në skuadër nuk ishte i dëmtuari Nathan Ake, i cili ka një problem muskulor.

Nga minuta e parë deri në minutën e fundit për Manchester Cityn kanë luajtur Ederson, Walker, Dias, Akanji, Stones, Rodri, Silva, De Bruyne, Gundogan, Grealish dhe Haaland.

Nuk realizoi asnjë zëvendësim: Pep Guardiola flet për strategjinë që përdori ndaj Real Madridit
Lexo po ashtu Nuk realizoi asnjë zëvendësim: Pep Guardiola flet për strategjinë që përdori ndaj Real Madridit

Trajneri i fundit që nuk bëri asnjë ndryshim në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve ishte Alex Ferguson, në vitin 2007, kur Manchester Unitedi i tij luante gjysmëfinalen kundër Milanit.

Manchester City tashmë pret një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme në fundjavë, ku duhet ta ruajë vendin e parë dhe katër pikë avantazh ndaj Arsenalit dhe do të luajë në “Goodison Park” kundër Evertonit, i cili po lufton për mbijetesë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori