LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka nuk është më kapiten i Arsenalit

Granit Xhaka nuk është më kapiten i Arsenalit
Granit Xhaka (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Unai Emery ka konfirmuar se Granit Xhaka nuk është më kapiten i Arsenalit. Kapiteni i ri i skuadrës është Pierre-Emerick Aubameyang.

Trajneri i Topçinjve ka bërë të ditur se mesfushori shqiptar është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Vitorias dhe se ai nuk do të jetë më pjesë e grupit të lojtarëve që mund ta bartin shiritin e kapitenit.


E gjitha kjo ka ndodhur pas reagimit të Xhakës kundrejt tifozëve të Arsenalit, të cilët e fishkëllyen në momentin e zëvendësimit në takimin ndaj Crystal Palace.

Granit Xhaka (Foto: Screenshot/Twitter

“Edhe një herë mund ta bëjmë një hap përpara me të, ai nuk është sot këtu, por njëherësh mendoj se kemi nevojë për kohë se çfarë do të bëjmë me të dhe fillimisht të jemi të qetë dhe të stërvitet me ne çdo ditë”.

Granit Xhaka kërkon falje ndaj tifozëve të Arsenalit, sqaron situatën pse erdhi deri tek gjesti kur e hoqi fanellën
Lexo po ashtu Granit Xhaka kërkon falje ndaj tifozëve të Arsenalit, sqaron situatën pse erdhi deri tek gjesti kur e hoqi fanellën

“Por, kam biseduar me të këtë mëngjes dhe po ashtu kam vendosur se ai nuk është njëri nga kapitenët në grupin tonë. E vendosa këtë dhe ia thashë këtë mëngjes”, ka deklaruar Emery, citon Daily Mail.

Xhaka nuk ka luajtur që nga reagim ndaj tifozëve (më 27 tetor), në ndeshjen e Carabao Cup ndaj Liverpoolit dhe në fundjavën e kaluar ndaj Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori