LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka kërkon falje ndaj tifozëve të Arsenalit, sqaron situatën pse erdhi deri tek gjesti kur e hoqi fanellën

Granit Xhaka kërkon falje ndaj tifozëve të Arsenalit, sqaron situatën pse erdhi deri tek gjesti kur e hoqi fanellën
Granit Xhaka (Foto: Goal.com/Getty Images)

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka,  është sqaruar për përplasjen me tifozët e klubit të tij, në ndeshjen me Crystal Palacen në Ligë Premier.

Ai u ka kërkuar falje tifozëve për sharjet që u kishte bërë.


Xhaka  ka thënë se ishte dal nga vetja për shkak të abuzimeve që kishte marrë që një kohë të gjatë në lidhje me të dhe familjen e tij.

Letra e plotë e Granit Xhakës

Pasi kam marrë kohën e nevojshme për të reflektuar në atë që ka ndodhur të dielën, do të doja të jap një shpjegim në vend të një përgjigjeje të shpejtë. Skenat që ndodhën rreth zëvendësimit tim më kanë shokuar. E dua këtë klub dhe jap gjithmonë 100 për qind të vetes.

Ndjenjat e mija që të mos kuptohem nga fansat dhe komentet abuzuese që përsëriteshin në ndeshje dhe në rrjete sociale përgjatë javëve të fundit dhe muajve, më kanë lënduar thellë. Njerëzit kanë thënë gjëra si “Do të të thyejmë këmbët”, “Do të vrasim gruan tënde” dhe “Urojmë që vajza jote të marrë kancerin”.

Kjo më ka trazuar dhe kam arritur në pikën që kam shpërthyer kur ndjeva refuzimin në stadium të dielën.

Në këtë situatë, humba veten dhe reagova në atë mënyrë të parespektueshme ndaj grupit të fansave që përkrahin klubin tonë, ekipin dhe mua me energji pozitive. Kjo s’ishte qëllimi im dhe kërkoj falje nëse kjo është ajo që mendojnë njerëzit.

Uroj që të kthehemi me respekt të përbashkët, të kujtojmë pse kemi rënë në dashuri me këtë lojë në vend të parë. Të ecim bashkë pozitivisht përpara.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori