LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka e shikon për herë të parë Shqipërinë si tifoz nga Elbasani: Shpresoj në fitore, Kosova luajti ndeshje të madhe

Granit Xhaka e shikon për herë të parë Shqipërinë si tifoz nga Elbasani: Shpresoj në fitore, Kosova luajti ndeshje të madhe

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, është i pranishëm në “Elbasan Arena” për ta ndjekur përballjen e Shqipërisë dhe vëllait të tij, Taulant Xhakës ndaj Moldavisë.

Para fillimit të takimit, futbollisti i njohur foli për mikrofonin e Supersport për lojën e Kosovës, situatën aktuale te Shqipëria, pushimet dhe të ardhmen e vëllait të tij Taulantit.


“Po, është hera e parë live këtu në stadium që ndjek Taulantin dhe ekipin e Shqipërisë. Krenar, jam tepër krenar për Kosovën, por dhe për Shqipërinë”.

“Dje nuk e kishin të lehtë, por bënë një ndeshje të madhe dhe jam shumë krenar për ta”, ka thënë Graniti për fitoren ndaj Bullgarisë.

“E dimë se Shqipëria nuk po kalon një fazë të mirë, por shpresoj që sot të marrin një fitore”.

“Unë mbrëmë mbarova stërvitjet, udhëtova sot në mëngjes për në Prishtinë. Erdha me familjarët e mi që të shikoj kombëtaren e Shqipërisë. Do të rri dhe një javë në Prishtinë dhe pastaj do të rikthehem në Angli”.

“Kosova ka një skuadër shumë të bukur, shumë të mirë. Kanë marrë shumë fitore dhe shpresoj që të vazhdojnë kështu, siç luajtën mbrëmë”.

“E ardhmja e Taulantit? Ai ka dhe dy vite kontratë me Baselin, nuk e dimë çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij. Ai është i lumtur me Baselin, por do të shohim çfarë do të ndodhë”.

“Pas një humbje me Islandën, shpresoj që Shqipëria të rikthehet te fitoja, të bëjë një lojë të bukur dhe të marrë tri pikët”, ka thënë Granit Xhaka për Super Sport.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori