LAJMI I FUNDIT:

Grand Çarshia – destinacioni i ri i biznesit në Prizren 

Grand Çarshia – destinacioni i ri i biznesit në Prizren 

Grand Çarshia është një vend i ri dhe ideal për të hapur dyqane dhe biznese në Prizren. Pjesë e kompleksit më unik në rajon, Grand Residence, kjo zonë tashmë po tërheq shumë vëmendje si një hapësirë ideale për sipërmarrje dhe tregti.

Këndi i bizneseve dhe familjeve

Me një vendndodhje strategjike, Grand Çarshia cila ndodhet përballë lagjes Dardania (Jaglenicë), vetëm 1.2km nga qendra e Prizrenit, tashmë është zgjedhur nga shumë biznese për t’u zhvilluar, pasi do të jetë shtëpia e ardhshme për rreth 780 familje.

Kjo do të thotë se bizneset e kanë një treg të gatshëm dhe atraktiv për ta vizituar çdo ditë. Plus, pozicionimi në një nga rrugët kryesore të Prizrenit i jep bizneseve një ekspozim të madh, tërheqës për kalimtarët e shumtë.

Dyqanet e njohura dhe të mëdha në Prizren tashmë kanë marrë vendet e tyre në Grand Çarshia. Ata kanë kuptuar se është një vend i mirë ku mund të rriten dhe të kenë shumë klientë.

Hapësirë për suksesin tuaj 

Grand Çarshia është projektuar për të ofruar mjedisin më të mirë për bizneset që zgjedhin të operojnë atje. Është një vend i menduar për të lehtësuar dhe për të maksimizuar përvojën e blerjes për klientët, duke e bërë çdo biznes sa më tërheqës dhe produktiv.

Zgjidhje financiare për blerje

Për ata që janë të interesuar të bëhen pjesë e Grand Çarshia, tani ka një mundësi të re për blerje që lehtëson ndjeshëm procesin financiar. Ekipi i këshilltarëve financiarë do të kujdeset që t’i ndihmojë pronarët e bizneseve që blejnë lokale në Grand Çarshia që tu asistojë në modelimin e zgjidhjeve kreative për të siguruar financime të qëndrueshme duke shfrytëzuar lehtësitë që ka në dispozicion Grand Çarshia në bashkëpunim me institucionet financiare në Kosovë.

Zgjedh Grand Çarshia për afarizmin tuaj 

Grand Çarshia në Prizren po bëhet shpejt adresa kryesore për ata që duan të nisin ose të zhvendosin biznesin e tyre. Me një komunitet të madh familjar që po jetojnë rreth e rrotull dhe një fluks të madh kalimtarësh çdo ditë, çdo biznes ka mundësinë për të lulëzuar. Ndërtimi i Grand Çarshia është një hap i sigurt drejt një të ardhme të ndritur për bizneset në Prizren.

Zyra e shitjes në Grand Çarshia e cila ndodhet në hyrje të kompleksit Grand Residence, ju mirëpret për t’ua prezantuar në detaje cilësitë e ndërtimit dhe apartamentin që i përshtatet më së miri familjes suaj për një jetesë super cilësore. Po ashtu, ju mund të shkruani dhe të komunikoni për çdo detaj që ju intereson me ekipin e Grand Residence në platformat e komunikimit të Grand Residence të cilat i gjeni më poshtë.

Për më shumë informacione vizitoni:

Facebook: Grand Residence Prizren

Instagram: grandresidence1

Tel: +38348760006