LAJMI I FUNDIT:

Gotze i sëmurë rëndë, Wilshare në mbështetje të gjermanit (Foto)

Gotze i sëmurë rëndë, Wilshare në mbështetje të gjermanit (Foto)

Mesfushori i Arsenalit që është në huazim te Bounemouth, Jack Wilshere, i ka dal në mbështetje yllit gjerman Mario Gotze, që është duke vuajtur nga një çrregullim metabolik. 

Gjermani që shënoi golin e fitore për Gjermaninë në finalen e Kupës së Botës, nuk është duke mundur të kthehet në nivel të lartë edhe pas largimit nga Dortmund te Bayern Munich.


“Borussia Dortmund duhet të bëjë pa mesfushorin Mario Gotze”.

“Kampioni i botës vazhdon të ketë probleme muskulore në muajt e fundit dhe kjo vjen shkaku u një problemi me metabolizmin që nuk arrin t’i djegë yndyrat në trup”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Mesfushori anglez Wilshere, i ka dalë në mbështetje gjermanit.

25-vjeçari ka postuar në instagram një foto të gjermanit duke shtuar edhe një mbishkrim.

“Bëhu mirë shpejtë miku im”, ka shkruar Wilshare. /Telegrafi/

Get well soon my friend @gotzemario

A post shared by Jack Wilshere (@jackwilshere) on Feb 28, 2017 at 2:19pm PST