LAJMI I FUNDIT:

Gordon vendimtar për Houstonin, Cavs humbin befasisht – fitojnë lehtë Spurs dhe OKC (Video)

Gordon vendimtar për Houstonin, Cavs humbin befasisht – fitojnë lehtë Spurs dhe OKC (Video)

Eric Gordon ka qenë heroi i mbrëmje së kaluar për Houstonin ndaj Philadelphias, duke vulosur fitoren në udhëtim me një treshe spektakolare në sekondën e fundit.

Ndeshja përfundoi me rezultat 105-104 dhe ishte Gordon ai që me një treshe arriti të vulosë fitoren e teksanëve.


J.J. Redick shkëlqeu bashkë me Covington dhe Embiid duke shënuar mbi 20 pikë të tre lojtarët.

Megjithatë, kordon bëri diferencën duke realizuar 29 pikë bashkë me Hardenin i cili realizoi 27 pikë.

Brooklyn Nets 112 – 107 Cleveland Cavaliers

As edhe një performancë fantastike e LeBron James me triple double nuk i ndihmoi nënkampionëve që të mposhtin jofavoritët e Brooklyn Nets.

James realizoi 29 pikë, 10 kërcime dhe 13 asistime, bashkë me Loven i cili realizoi 15 pikë e 12 kërcime, por këto nuk mjaftuan.

Miami Heat 100 – 117 San Antonio Spurs

Ka vazhduar loja e jashtëzakonshme e San Antonio Spurs. Djemt e Gregg Popovich arritën që të realizojnë fitoren e katërt këtë edicion pa asnjë humbje duke mposhtur në udhëtim Miami Heat.

Aldridge me 31 pikë dhe Rudy Gay me 22 pikë shkëlqyen në këtë takim, teksa nga stoli kontribuoi edhe Ginobili me 14 pikë.

PIkë dyshifrore për Spurs shënuan gjashtë lojtarë.

Oklahoma City 114 – 96 Indiana

Oklahoma City Thunder tregoi kredencialet për titull me një tjetër fitore në shtëpi ku shkëlqeu Carmelo Anthony me 28 pikë e 10 kërcime dhe Ëestbrook me triple double 28 pikë, 10 kërcime e 16 asistime.

George shënoi vetëm 10 pikë ndaj ish skuadrës së tij, kurse shkëlqeu edhe Adams me 17 pikë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori