LAJMI I FUNDIT:

Google fiton gjashtë dollarë prej çdo përdoruesi

Google fiton gjashtë dollarë prej çdo përdoruesi

Nëse jeni përdorues i sistemit operativ Android, Google ka fituar gjashtë dollarë prej jush vitin e kaluar.

Llogaritjet e përafërta thonë se Google ka fituar 133 milionë dollarë nga 22.5 milionë përdorues të Androidit vitin e kaluar, apo gjashtë dollarë në mesatare. Kjo parashihet se do të rritet edhe më tepër në vitet e ardhshme.

Sipas analistëve, fitimet e Google nga telefonat e mençur me Android do të rriten në 1.3 miliardë deri më 2012, apo gjashtë herë më shumë se fitimet në vitin 2010. Megjithatë, marrë parasysh bazën në rritje të përdoruesve, kjo do të nënkuptojë se Google do të fitojë nga çdo përdorues mesatarisht 10 dollarë për vit.


Këto fitime vijnë nga reklamat, aplikacionet dhe blerjet e aplikacioneve interne. Rritja e fitimeve thuhet se vjen si rezultat i të dyqanit të përditësuar të aplikacioneve Android Market, që besohet të ketë bërë blerjen e aplikacioneve më të lehtë. /Telegrafi/