LAJMI I FUNDIT:

Golden State edhe gjashtë fitore për rekord (Video)

Golden State edhe gjashtë fitore për rekord (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë takime në ligën më të fortë të basketbollit.

Golden State Warriors kanë arritur të triumfojnë pa problem edhe kundër kryeqytetasve amerikan të Washington Wizards me rezultat 102:94.


Warriors u kanë mbetur edhe tetë takime deri në fund të sezonit të rregullt, ku për të thyer rekordin botëror të Chicago Bulls të sezonit 1995/1996 kanë nevojë vetëm edhe për gjashtë fitore, raporton Telegrafi.

Chicago, e cila udhëhiqej nga basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në botë, atëkohë kishte mbyllur sezonin me 72 fitore kundrejt 10 humbjeve.

Deri tek fitorja e 67-të, Warriorsat i udhëhoqi ‘dirigjenti’ Stephen Curry, i cili shënoi 26 pikë, duke goditur gjashtë treshe, ndërsa shtoi edhe 6 kërcime dhe po aq asistime.

Ai u pasua nga Klay Thompson me 16 pikë, Dramond Green realizoi ‘double-double’ me 15 pikë dhe 16 kërcime, ndërsa Harrison Barnes shtoi 14 pikë dhe 9 kërcime.

Në humbjen e katër të njëpasnjëshme të Wizards e Warriors basketbollisti më efektiv ishte Bradley Beal me 17 pikë, i cili u ndihmua nga Markif Moris 15 sosh dhe 8 kërcime, ndërsa John Wall kishte tetë pikë, 11 asistime dhe 4 bllokada.

Pas kësaj, Golden ka 67 fitore dhe shtatë humbje, ndërsa Wizards ka 36 humbje dhe 38 fitore. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:
Miami – Brooklyn 110:99
Toronto – Oklahoma 100:119
Chicago – Atlanta 100:102
Memphis – San Antonio 87:101
Minnesota Timberwolves – Phoenix 121:116
New Orleans – New York 99:91
Denver – Dallas 88:97
Utah – Los Angeles Lakers 123:75
Portland – Sacramento Kings 105:93
Los Angeles Clippers – Boston 114:90

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori