LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli merr një fitore të vlefshme në udhëtim ndaj Pejës

Golden Eagle Ylli merr një fitore të vlefshme në udhëtim ndaj Pejës

Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të vlefshme ndaj Pejës në udhëtim me rezultat 72:73 (24:15, 18:20, 10:23, 20:15), në javën e 25-të të Prince Caffe Superligës.

Kampionët e Kosovës e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të lartë, 20:6, kurse kjo pjesë përfundoi 24:15. Therandasit u rikthyen shpejt për të ngushtuar shifrat në 35:33, derisa pjesa e parë përfundoi 42:35.


Mysafirët ishin shumë më të mirë në periodën e tretë, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje, ku vendasit për dhjetë minuta shënuan dhjetë pikë, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 52:58. Por, pejanët nuk u dorëzuan dhe deri në fund u zhvillua lojë dramatike, ku herë njëra e herë tjetra kalonte në epërsi, derisa në fund pikët vendimtare u shënuan nga Graf i mysafirëve, kurse aksionin e fundit nuk e konkretizuan vendasit me anë të Thomas dhe sfida përfundoi 72:73.

Deandre Davis kishte dhjetë pikë e shtatë kërcime te vendasit dhe Arian Qallaku 13 pikë e pesë kërcime, derisa më i mirë te mysafirët ishte Jalen Nesbitt me 16 pikë e gjashtë kërcime.

Peja është e dyta me 17 fitore e tetë humbje, kurse Golden Eagle Ylli i treti me 16 fitore e nëntë humbje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori