LAJMI I FUNDIT:

Gold AG pozon përkrah Xhakës, Shaqirit dhe Jasharit përpara ndeshjes së Kosovës me Zvicrën

Gold AG pozon përkrah Xhakës, Shaqirit dhe Jasharit përpara ndeshjes së Kosovës me Zvicrën
Foto: Screenshot/Facebook

Rap-artisti i njohur shqiptar, Gold AG, së fundmi është takuar me yjet e futbollit shqiptar, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Ardon Jasharin.

Fotografinë e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale, në Facebook dhe Instagram.


“Xhaka – Shaqiri – Jashari”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Kosova ndërkohë pret ditën e sotme (e shtunë) Zvicrën në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Xhaka si kapiten i përfaqësueses së Zvicrës u paraqit të premten (8 shtator) në një konferencë për shtyp, ku ka shprehur emocionet e tij përpara ndeshjes.

Xhaka për ndeshjen me Kosovën: Nuk krahasohet me asnjë ndeshje, do të jetë më shumë emocione
Lexo po ashtu Xhaka për ndeshjen me Kosovën: Nuk krahasohet me asnjë ndeshje, do të jetë më shumë emocione

Lojtari me origjinë shqiptare u shpreh se për të është një sfidë e veçantë dhe me shumë emocione.

“Është një ndeshje e veçantë për mua dhe familjen. Nuk krahasohen sepse është ndryshe, jam i kënaqur që jam këtu dhe pres nesër një ndeshje me shumë emocione”, tha ai.

Xhaka, Shaqiri dhe Jashari ndryshe kanë korrë suksese të mëdha me Zvicrën si dhe shquhen si ndër lojtarët më të mirë të skuadrës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori