LAJMI I FUNDIT:

Gold Ag bën trajtimin hixhame (Foto)

Gold Ag bën trajtimin hixhame (Foto)

Gold Ag, si një praktikues i fesë islame, i është nënshtruar trajtimit të njohur si hixhame.

Arian Agushi i ka publikuar disa fotografi në Facebook për të treguar rreth procedurës që i është nënshtruar.


“Tretmani Cupping (Hixhame), pastron organizmin nga toksinat, rrit imunitetin dhe parandalon sëmundjet”, ka shkruar reperi në përshkrim.

Trajtimi që ka bërë Gold AG (Facebook)

Hixhame do të thotë rregullimi i kapacitetit të gjakut në organizëm me anë të heqjes së qelizave të vdekura të gjakut dhe heqjes së gjakut të mpiksur në vena e kapilare.

Gold AG emocionon me interpretimin live të ilahisë në xhami (Video)
Lexo po ashtu Gold AG emocionon me interpretimin live të ilahisë në xhami (Video)

Nga myslimanët konsiderohet si një nga mjekimet më të mira që sillet si urdhër hyjnor për shërimin e sigurt të një numri të madh sëmundjesh, nga profeti Muhamed.

Pra, hixhameja është procedurë mjekësore, ku përmes largimit të gjakut në pika të caktuara në trupin e njeriut, varësisht nga sëmundjet dhe gjendjet shëndetësore që i ka individi, pritet që të bëhet lehtësimi apo shërimi. /Telegrafi/