LAJMI I FUNDIT:

Golashënuesit më të mëdhenj në histori të El Clasicos – Messi, Ronaldo dhe të tjerët

Golashënuesit më të mëdhenj në histori të El Clasicos – Messi, Ronaldo dhe të tjerët
Ronaldo dhe Messi (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Ylli argjentinas, Lionel Messi është golashënuesi më i madh në histori të El Clasicos apo ndeshjes mes dy skuadrave më të mëdha spanjolle, Real Madridit dhe Barcelonës.

Barcelona fitoi me rezultat 3-0 ndeshjen e dytë të Copa del Rey ndaj Real Madridit në Bernabeu duke u kualifikuar në finale, ndërsa dy klubet janë duke u përgatitur për një tjetër El Clasico këtë mars.


Ky është një nga rivalitetet më të mëdha në futboll dhe aty kanë luajtur disa nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

Të gjitha lajmet rreth El Clasicos
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth El Clasicos

Ikona të tilla si Ferenc Puskas, Alfredo Di Stefano dhe Raul ndezën El Clasicos në vitet e kaluara, ndërsa Messi dhe Cristiano Ronaldo ishin bërë pika kryesore në kohët e fundit.

Përpara ndeshjes së madhe të vlefshme për La Liga, portali i njohur Goal.com i hodhi një vështrim golashënuesve të të gjitha kohërave në historinë e El Clasicos.

Ronaldo dhe Messi (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Pa dyshim emri i parë në listë është ai i Messit, i cili ka shënuar plot 26 gola në emrin e tij për Barcelonën kundër Real Madridit.

Mesatarja e yllit argjentinas në ndeshjet derbi midis rivalëve është e pakrahasueshme dhe ai udhëheq me një distancë të konsiderueshme.

Lista e golashënuesve më të mëdhenj në histori të El Clasicos

Ronaldo nuk vjen as afër pasi portugezi ka vetëm 18 gola në El Clasico, aq sa ka edhe ikona e Real Madridit, Alfredo Di Stefano.

Pas tyre vjen Raul me 14 gola në El Clasico, ndërsa nga lojtarët aktiv më listë gjenden Luis Suarez me 12 gola dhe Karim Benzema me nëntë sosh. /Telegrafi/