LAJMI I FUNDIT:

Shënoi gol për Baselin për ta mposhtur kampionin pas 15 ndeshjeve, rikthimi i madh i Kolollit në Zvicër: Tani dua të kthehem edhe te Kosova

Shënoi gol për Baselin për ta mposhtur kampionin pas 15 ndeshjeve, rikthimi i madh i Kolollit në Zvicër: Tani dua të kthehem edhe te Kosova

Pasi ka kaluar dy vite e gjysmë në futbollin aziatik te skuadra japoneze Shimizu S-Pulse, Benjamin Kololli ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, por në shtetin ku bëri famë si futbollist, Zvicër.

Me një përvojë të pasuruar pas viteve të kaluara te skuadra e Shimizu S-Pulse, Kololli është i etur të lë gjurmë të reja në futbollin zviceran, aty ku më parë ka qenë një nga futbollistët më të mirë sa kishte veshur fanellën e skuadrave si Sion, Young Boys, Laussane apo Zurich.


Rikthimi i tij në Zvicër ku ka nënshkruar me Baselin, një ndër klubet më të mëdha në shtetin helvetik, ka qenë jo më pak se një tregues i ambicieve të lojtarit të gatshëm për të ringjallur pasionin e futbollit zviceran.

Benjamin Kololli shënon gol shumë të bukur ndaj Young Boys
Lexo po ashtu Benjamin Kololli shënon gol shumë të bukur ndaj Young Boys

Në ndeshjen e tij të dytë duke mbajtur fanellën e gjigantit zviceran, Kololli tregoi shpejt që ai nuk ka humbur aspak prej prekjes së tij magjike, duke shënuar golin vendimtar në fitoren 1-0 ndaj rivalëve të Young Boys Bern.

Në një intervistë për Telegrafin, Kololli ka ndarë ndjesitë e tij për udhëtimin e tij në Japoni dhe kthimin në Zvicër, arsyen që u rikthye në shtetin helvetik si dhe ndeshjet e para që ka zhvilluar me fanellën e Baselit, por duke mos harruar edhe Përfaqësuesen e Kosovës, ku synon të rikthehet pasi është rikthyer në futbollin evropian.

“Vendosa të rikthehem në Zvicër vetëm për arsyeje familjare, pasi vajza më ka lindur në Japoni dhe kur filloi të rritet e pamë që mungesa më e madhe ishte familja si për mua ashtu edhe për bashkëshorten. Kemi vendosur së bashku që kur të më përfundoj kontrata të rikthehem në Evropë dhe nëse do të vinte ndonjë ofertë nga ndonjë klub i mirë i Zvicrës, sigurisht që do të ishte në përparësi. Kur më përfundoi kontrata erdhi Baseli dhe me trajnerin kam bashkëpunuar edhe më parë dhe treguan interesim dhe menaxheri im ka punuar shumë për këtë transferim”, tha fillimisht Kololli për Telegrafin.

Tutje ai flet edhe për dallimin mes kampionatit zviceran dhe atij japonez, ku thotë se në Japoni për momentin zhvillohet futboll më i mirë.

“Nuk besoj që ka shumë ndryshime, përveç që ka futbollistë më të rinj. Kampionati në Japoni është shumë më i mirë, më i fortë ndoshta se i Zvicrës së ditëve të sotme, pasi Superliga zvicerane para disa viteve ishte ndër më të fortat në Evropë pas atyre top kampionateve”, vazhdon tutje Kololli.

Kololli në ndeshjen e dytë me fanellën e Baselit realizoi një gol që i solli tre pikë të arta skuadrës së tij përballë kampionëve në fuqi Young Boys Bern. Ishte ky një gol i tre pikëve të arta, pasi Baseli kishte katër vite pa e mposhtur skuadrën nga kryeqyteti zviceran.

Mes dy skuadrave ishin zhvilluar 15 ndeshje dhe Baseli nuk kishte fituar, derisa falë Kololli ata mposhtën liderin aktual të Zvicrës.

“Ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme për faktin se ishte në fillim të ndeshjes, para tifozëve tanë dhe me një situatë ku Baseli nuk e ka përjetuar shumë në 20 vitet e fundit ku ishim të parafundit në renditje”.

“Të shënosh ndaj Young Boysit që është skuadra më e mirë në Zvicër viteve të fundit ishte ndjenjë e madhe. Baseli nuk kishte marrë fitore në 15 ndeshje dhe të fitojmë tre pikët me golin tim ishte diçka shumë e bukur”, vazhdon tutje Kololli.

Baseli ka mbetur mbrapa në luftën për titull, megjithatë Kololli thotë se synojnë të futen në top 6 dhe objektivi i tyre kryesor mbetet triumfi në Kupën e Zvicrës.

“Objektivi kryesor mendoj që është Kupa e Zvicrës. Jemi ende në garë dhe duam ta fitojmë që të shkojmë në garat evropiane. Sigurisht që në kampionat duam të kthehemi në top 6 dhe nuk jemi ende larg dhe është ende e mundur”, u shpreh anësori lipjanas.

31-vjeçari është pjesë e Kosovës që nga viti 2016 dhe që nga ajo kohë ka qenë një futbollist shumë i rëndësishëm për Dardanët.

Megjithatë grumbullimi i tij i fundit me Dardanët ishte në mars të vitit 2021 në sfidën ndaj Spanjës, ku kanë kaluar dy vite e gjysmë prej ndeshjes së fundit.

Pas rikthimit në futbollin evropian, Kololli pret që të marrë ftesë nga Dardanët pasi ndodhet edhe në formë të mirë dhe thotë se për të është krenari e madhe ta vesh fanellën e Kosovës.

“Normalisht shpresoj që të rikthehem te Kosova, po fillimisht të kem formë të mirë dhe rezultate të mira me Baselin. Për mua kanë qenë gjithmonë ndjenja të mëdha dhe krenari tepër e madhe kur kam luajtur me fanellën e Kosovës”.

“Këto dy vite e gjysmë që kam qenë në Japoni më ka munguar shumë Kombëtarja dhe mezi pres të rikthehem dhe të jap kontributin tim për Dardanët”, u shpreh Kololli.

Kololli ka zhvilluar 24 ndeshje për Kosovësn, ku ka realizuar edhe katër gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori