Dua Lipa ka shënuar suksesin më të madh në karrierën e saj në vitin 2017.

Bukuroshja shqiptare nga Prishtina ka pushtuar skenën e muzikës botërore me “New Rules”, klipin që është shndërruar në një hit të madh.


GettyImages 814004394 Dua Lipa, Foto: Getty Images

Ajo publikoi “New Rules” më 7 korrik të vitit 2017 dhe për katër muaj arriti të tejkalojë shifrën e 500 milionë klikimeve.

GettyImages 865050724 Foto: Getty Images

Pra, plot gjysmë miliardë klikime për Duan dhe këngën e saj hit për katër muaj, çka do të thotë se ajo mund të bëhet shpejt artistja e parë shqiptare më 1 miliard klikime dhe mbi të gjitha, të bëhet artistja më e madhe britanike e kohës.

dua lipa 1 2 Dua Lipa duke performuar

“New Rules” dallohet për klipin tejet interesant që ka, ku Dua madje shihet duke ecur në ujë.

Këngëtarja është e nominuar për shumë çmime në ceremonitë e sivjetme të ndarjes së çmimeve, duke qenë një prej këngëtareve më të nominuara të skenës botërore.

GettyImages 865048554 1 Dua Lipa duke performuar në Londër, Foto: Getty Images

Dua Lipa për momentin gjendet në një turne botëror, ku kohë më parë për herë të parë performoi në një stadium, duke e stërmbushur atë në Belgjikë. /Telegrafi/