eksperti-banner

Fahri Buçinca ka nxjerr në shitje gjatë ditës së djeshme një libër rreth jetën dhe veprës së patriotit Hasan Prishtina.

Biblioteka Kombëtare ka pritur qindra adhurues të librave për të ndjekur promovimin e librit “Hasan Prishtina.


Autori është gjyshi i reperit shqiptar, Ledri Vula, i cili ishte edhe personalisht në këtë ngjarje madhore për Buçincën.

Në fakt, këngëtari ka ndarë disa fotografi në llogarinë personale të Instagramit teksa shprehet se ndihet krenar me gjyshin.

“Krenar me gjyshin tim. 46 vjet hulumtim për ndriçimin e jetës dhe veprës se patriotit HASAN PRISHTINA”, ka shkruar Ledri në Instagram.

Theksojmë se Buçinca është autor edhe një numri të madh të librave ndërsa ka qenë edhe menaxhues i burgut të Smrekonicës dhe Mitrovicës.

Ndryshe, Ledri ditë më parë solli këngën "Merri, merri" në bashkëpunim me Butën, i cili deri më tani është shikuar mbi 3.2 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/

ledrivula 32359066 211016906349354 1467972147635814400 n

ledrivula 33043707 2173918996169520 659587941646991360 n

ledrivula 32203215 2070077109946891 7426337800150056960 n

ledrivula 32243850 174326719936971 414299421614800896 n