LAJMI I FUNDIT:

GJYSHI IM ISHTE FANTASTIK!

GJYSHI IM ISHTE FANTASTIK!

Nga: Ilaz Hysaj

Në shpin’ tonë qi e kemi pasë n’qendër t’Shtimes, na vijshin mysafirë prej krejt anëve e krejt profileve. Na vijshin njerëz t’mençum qi fort kishim lezet me i ndigjue kah po bajnë muhabet. Na, t’rinjtë, gjithmonë prej tyne kemi mësue diçka. Ama, jo rrallëhere, sidomos t’enjtave n’mbramje e t’premtave n’ditë pazari, n’derën tonë trokitnin për konak edhe pazarxhinjtë qi vijshin prej Podrimës, Drenicës e Malësisë së Shtimes. Simbas traditës, gjyshi atyne gjithmonë u bante konak. E, mbas darke, me ta vazhdonte “ceremonia” e çajit e muhabetit.


Do pazarxhinj nganjiher ia nisshin me “filozofue” sende t’budallme, sidomos kur menojshin qi po folin për temat e “mëdhaja”. Ama, gjyshi ka pasë kulturë e nuk i kundërshtonte n’konak t’vetin, për çka u bajke kishe po i ndigjon. Ama, ata shpeshherë e teprojshin; s’dijshin me u ndalë. Te këto raste, gjyshi i mshelke sytë e u bajke kishe po flen. Do-do e kuptojshin “kodin e tij sekret” edhe e nalshin “hazin”, ama do-do jo. Ata apet vazhdojshin me “filozofimin”! Për këta t’fundit, gjyshi, mbas nji kohe ia niske kishe po gërrhat n’gjumë. Prapë ka pasë nga ata qi do e kuptojshin “kodin” e u shukatshin, ama ishin do “tërrnakopa” që hiç nuk u ndalshin tuj shitë pallavra. Atëherë, këtij soj, gjyshi, si nëpër gjumë ua lëshojke nji “murmurimë”!

Pra, pordhën ai e ka “pasë” ilaçin e fundit për budallakinë. Kur vëllai i tij i thojke: “Qysh bre mulla ibush, vllau jem, s’po t’vjen keq kështu me ua ndalë njerëzve muhabetin, n’odën tande”?, gjyshi ia kthejke: “Abdullah, me nisë unë me ua ngu pordhat gjithkujt, toka n’a lëshon”!

Gjysh im ishte fantastik. Ai pa fjalë e kthejke rendin n’odë!