Shumica e njerëzve e duan mungesën e rëndësisë dhe anestezinë

Nga: Anton Chekhov
Përktheu: Agron Tufa
Në shoqëritë që dështojnë, ka një mijë budallenj për çdo mendje të ndriçuar dhe një mijë fjalë vulgare për çdo fjalë të vetëdijshme. Shumica mbetet gjithmonë injorante dhe personi i arsyeshëm është vazhdimisht i mposhtur. Nëse shihni çështje të parëndësishme që mbizotërojnë diskutimet në një shoqëri dhe budallenjtë që zënë vend qendror, atëherë jeni në prani të një shoqërie shumë të dështuar.
Për shembull, këngët dhe tekstet e pakuptimta gjejnë miliona njerëz për të kërcyer dhe për t'i përsëritur, dhe këngëtari bëhet i famshëm, i njohur dhe i dashur. Deri në atë pikë sa njerëzit marrin mendimin e tyre për çështje të shoqërisë dhe jetës.
Sa i përket shkrimtarëve dhe autorëve, askush nuk i njeh dhe askush nuk u jep atyre ndonjë vlerë apo peshë. Shumica e njerëzve e duan mungesën e rëndësisë dhe anestezinë. Dikush që na vë në anestezi për të na larguar nga mendimet tona dhe dikush që na bën të qeshim me të parëndësishmen, është më i parapëlqyer se dikush që na shkund e na bën esëll ndaj realitetit dhe na lëndon duke thënë të vërtetën.




















































