LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtarët e Kosovës drejtojnë ndeshjen në Conference League

Gjyqtarët e Kosovës drejtojnë ndeshjen në Conference League

Futbolli i Kosovës vazhdon progresin në çdo segment. Një lajm i mirë këtë javë erdhi nga UEFA, pasi për herë të parë një katërsheje e gjyqtarëve të Kosovës në krye me Genc Nuzën i është besuar drejtimi i ndeshjes së Conference League, ndërmjet skuadrës qipriote Omonoia FC dhe asaj kazake FC Kairat Almaty, që zhvillohet të enjten në orën 21:00.

Asistentë të Nuzës do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt Visar Kastrati. Kësisoj, Nuza bëhet gjyqtari i parë nga Kosova që do ta drejtojë një ndeshje të këtij niveli në fazën e grupeve në garat e UEFA-s.


Delegimi i gjyqtarëve të Kosovës në Conference League, dëshmon punën e mirë që është bërë në futbollin e Kosovës edhe në aspektin e ndarjes së drejtësisë. E për këtë arritje Nuza e ka falënderuar presidentin e FFK-së, Agim Ademi dhe kryetarin e Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani.

“Sot më kujtohen ditët e para si gjyqtar futbolli, atëherë kur presidenti Ademi më ka dhënë kurajo e mbështetje të parezervë në këtë profesion, prandaj jam krenar që sot në kohën kur unë po bëj hapa të mëdhenj në garat evropiane ai është duke i prirë me shumë sukses FFK-së. Kjo pa dyshim është një arritje e përbashkët e jona, pas një punë të jashtëzakonshme ndërvite. Falënderoj edhe kryetarin e Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, që po ashtu na përkrah në vazhdimësi drejt arritjeve të mëdha, e po ashtu edhe të gjithë ligjëruesit e UEFA-s e FIFA-s, që nëpërmjet seminareve të ndryshme na ndihmuan të arrijmë këtu. Premtoj se të gjithë do të vazhdojmë të japim më të mirën tonë për ta çuar në nivele sa më të larta futbollin kosovarë”, ka thënë Nuza.

Të rikujtojmë se ka qenë presidenti Ademi që ka instistuar vazhdimisht në instancat e UEFA-s e FIFA-s për avancimin e këtyre gjyqtarëve, falë edhe performancës së tyre të mirë në ndeshjet e deritashme në garat vendore dhe ato ndërkombëtare.

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Ligue 1
Kalo në kategori