Federata e futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për ndeshjet e javës së 29-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Kampionati është futur në javët e fundit dhe secila ndeshje është më interesant se tjetra.

Kështu ndeshjen derbi të javës së 29-të ndërmjet Llapit dhe Dritës pritet ta gjykojnë treshja e gjyqtarëve me stemën e FIFA-s, me kryesorin Genc Nuza dhe asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërkohë Isak Ceroviku do ta kryejë detyrën e gjyqtarit të katërt.

Dueli tjetër interesant, por që është i vlefshëm për mbijetesë ndërmjet Ballkanit dhe Ferizajt i është besuar gjyqtarit gjilanas Mervan Bejtullahu.

Erduan Baliqi dhe Elvic Bicaj do jenë dy asistentët e parë të Bejtullahut, ndërkohë Arben Halilaj është gjyqtarë i katërt.

Delegimet e plota të gjyqtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes i gjeni të transmetuara më poshtë. /Telegrafi/