Gjyqtarët e javës së 20-të në BKT Superligë, Çaka dhe Nuza drejtojnë derbit e javës

13:"Shpend Ahmeti
Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për xhiron e 20-të në BKT Superligën e Kosovës.
Në xhiron e 20-të do të zhvillohen dy super derbi, ku i pari në Gjilan mes Dritës dhe Llapit dhe i dyti në stadiumin 'Zahir Pajaziti' në Podujevë, ku Prishtina pret Ballkanin të dielën.
Gjyqtari më i mirë në Kosovë për vitin 2021, Dardan Çaka do ta ndajë drejtësinë në dergin e së shtunës ku do të ketë asistentë Granit Hysenin dhe Lumturije Muhadrin. Derisa në VAR do të jenë Mentor Ajeti dhe Besnik Morina.
E duelin tjetër që është shumë interesant mes Prishtinës dhe Ballkanit do ta drejtojë Genc Nuza.
Nuza do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Elvis Bicaj, derisa në VAR do të jenë Lirim Jashari dhe Lumtirije Muhadri. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































