LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Lartë në Izrael rrëzon ligjin, për shkak të cilit mijëra njerëz kishin dalë në rrugë

Gjykata e Lartë në Izrael rrëzon ligjin, për shkak të cilit mijëra njerëz kishin dalë në rrugë

Gjykata e Lartë e Izraelit rrëzoi sot një ligj të diskutueshëm të miratuar nga qeveria e djathtë e kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili hoqi një pjesë të kompetencave të gjykatës së lartë, duke shkaktuar protesta në të gjithë vendin.

Ligji i miratuar në korrik ishte pjesë e një reforme më të gjerë gjyqësore të propozuar nga Netanyahu dhe koalicioni i tij i partnerëve fetarë dhe nacionalistë, që ka shkaktuar ndarje të thellë në Izrael dhe shqetësime për parimet demokratike të vendit midis aleatëve perëndimorë, transmeton Telegrafi.


“Ligji hoqi një, por jo të gjithë, mjetet që ka Gjykata e Lartë për rrëzimin e vendimeve të qeverisë dhe ministrave. Në vendimin e Gjykatës së Lartë, thuhet se ligji i kontestuar i ka hequr gjykatës mundësinë për të marrë masa ndaj vendimeve “të papërshtatshme” të qeverisë, kryeministrit apo ministrave individualë. Tetë nga 15 gjyqtarë votuan për anulimin e ligjit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Partia Likud e Netanyahut kritikoi kohën e vendimit, duke thënë se ishte “për të ardhur keq që Gjykata e Lartë vendosi të shpallte vendimin e saj ndërsa ushtarët nga e djathta dhe e majta po luftojnë dhe rrezikojnë jetën e tyre në luftë”.

“Vendimi i gjykatës bie ndesh me dëshirën e popullit për unitet, veçanërisht në kohë lufte”, shtoi partia.

Deputetët e opozitës vlerësuan vendimin. Gjykata e Lartë tha në një përmbledhje të vendimit të saj se shumica e gjyqtarëve vendosën të rrëzonin ligjin sepse do të dëmtonte seriozisht demokracinë izraelite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori