LAJMI I FUNDIT:

Gjuajtja me shigjeta në drejtim të policisë, metoda fundit që po përdorin protestuesit në Hong Kong

Gjuajtja me shigjeta në drejtim të policisë, metoda fundit që po përdorin protestuesit në Hong Kong

Protestuesit në Hong Kong, kanë gjetur edhe një metodë tjetër për t’ju kundërvënë policisë që po përpiqet t’i shpërndajë me gaz lotsjellës dhe vrushkuj uji.

Ata po qëllojë mbi ta me shigjeta, një prej të cilave deri më tani e ka goditur një polic në këmbë, transmeton Telegrafi.


Në imazhet e shpërndara, shihet se si shigjeta i ka hyrë në pjesën e poshtme të këmbës, prej nga nuk i ka dalë në anën tjetër.

Shishet me molotov, që po hidhen nga katapulte gjigante, janë një tjetër metodë, që protestuesit e kanë përdorur për të zgjeruar hapësirën e tyre.

Kampusi i universitetit politeknik, është i fundit që u okupua prej protestuesve, të cilët ngritën barrikada dhe ndezën shumë zjarre.

Të nesërmen, aty shkuan shumë vullnetarë për të pastruar mbeturinat dhe tullat e hedhura, mirëpo u detyruan të largohen nga protestuesit.

Forcat e rendit, vazhdojnë të mbesin në largësi, derisa protestuesit po zgjerojnë hapësirat e tyre, nëpër qendrën e qytetit. /Telegrafi/