LAJMI I FUNDIT:

Gjonbalaj: Vazhdoj të jem drejtor sportiv te Feronikeli, në këtë moment do ta ndihmoj skuadrën

Gjonbalaj: Vazhdoj të jem drejtor sportiv te Feronikeli, në këtë moment do ta ndihmoj skuadrën

Malsor Gjonbalaj e ka konfirmuar se do të mbetet drejtor sport te Feronikelit, por duke shtuar se në këto kushte do ta drejtojë ekipin.

Ai e kishte drejtuar Feronikelin për duelin ndaj Trepçës ’89, por që nuk do të jetë shef i shtabit teknik, pasi që detyra e tij është ajo e drejtorit sportiv.


Në një letër dërguar redaksisë, Gjonbalaj ka shkruar se do të kthehet në postin e mëparshëm sapo klubi të bëjë zgjidhje.

“Të nderuar sportdashës, pasi është përmendur emri im si kryetrajner i KF Feronikelit dëshiroj të sqaroj opinionin publik se unë jam pjesë e KF Feronikelit dhe do të mbetem në pozitën në të cilën kam qenë deri me tani”.

“Deri në zgjedhjen e një trajneri unë sigurisht do t’i ndihmoj ekipit sepse ky është edhe obligim njerëzor dhe profesional që së bashku me të gjithë kolegët në klub të tejkalojmë këtë situatë momentale”.

“Është e vërtetë që kam planifikuar dhe udhëhequr ndeshjen me Trepçën ’89 sepse ishte e domosdoshme ta fitonim për te pasur një qetësi më të madhe por në asnjë moment nuk do të jem kryetrajner i ekipit. Këtë e bëjë për të ruajtur parimin tim profesional dhe moral që si Drejtues Sportiv mos të angazhohem në pozitën e kryetrajnerit”.

“Në momentin e parë që do të vendosja që të emërohem në pozitë të kryetrajnerit atëherë asnjëherë nuk do të kthehesha në pozitën e drejtuesit sportiv, por do të vazhdoja në atë drejtim me intensitet të plotë, gjithnjë duke dashur që një praktikë e tillë të vihet standard në futbollin e Kosovës”.

“Unë jam trajner futbolli por në KF Feronikeli jam në pozitën e drejtuesit sportiv dhe do respektoj marrëveshjen deri në fund. Gjithashtu dua të theksoj se arsyeja e angazhimit tim në klub është z. Naser Ramaj i cili në vitet e fundit ka bërë punë të madhe duke ndihmuar në mënyre të jashtëzakonshme futbollin e Kosovës”.

“E falënderoj për mundësinë, besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme financiare për të gjithë neve përfshire avancimin, organizimin dhe mbështetjen për Shkollën e Futbollit që ishte dhe do të mbetet synim parësor i imi dhe gjithsesi duhet të jetë parakusht për qëndrueshmërinë e një klubi të futbollit”, ka deklaruar Gjonbalaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori