LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që duhet dini për konferencën për shtyp, ku Messi pritet të tregojë gjithçka rreth largimit nga Barcelona

Gjithçka që duhet dini për konferencën për shtyp, ku Messi pritet të tregojë gjithçka rreth largimit nga Barcelona

Ylli argjentinas, Lionel Messi pritet ta mbajë sot (e diel) konferencën për shtyp pas vendimit për largim nga Barcelona pas gati 20 vitesh në Camp Nou.

Messi dhe Barcelona tronditën botën kur doli se ylli argjentinas do të largohej nga klubi, pasi një kontratë që ishte rënë dakord në parim dështoi në momentin e fundit nga rreziku financiar i klubit.


Barcelona njoftoi se sulmuesi i tyre legjendar do të largohet, me të ardhmen e Messit tani gjithnjë e më të pasigurt.

“Fjalë, tensione dhe akuza”, zbulohet e gjithë historia se si u prish marrëveshja mes Messit dhe Barcelonës
Lexo po ashtu “Fjalë, tensione dhe akuza”, zbulohet e gjithë historia se si u prish marrëveshja mes Messit dhe Barcelonës

Dhe tani, Messi ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për shtyp  ku do të flasë për mediat dhe do të japë qartësi në hapat e tij të ardhshëm.

Mediumi Goal.com ka publikuar një lajm për të gjitha ato që duhet të dini për konferencën për shtyp dhe më shumë për të ardhmen e Messit.

Kur është konferenca për shtyp e Lionel Messit?

Konferencë për shtyp e Messit do të zhvillohet në ora sot (e diel), 8 gusht, me fillim nga ora 12:00.

Messi do t’u drejtohet gazetarëve në Camp Nou në lidhje me largimin e tij.

Si mund ta shikoni konferencën për shtyp të Lionel Messit?

Konferenca për shtyp do të jetë e disponueshme për ta parë në Barca TV+ me një përkthim të drejtpërdrejtë në anglisht, ose në faqen zyrtare të klubit në rrjetet sociale.

Konferenca do të jetë gjithashtu në dispozicion për tu parë në kanalin zyrtar të Barcelonës në YouTube.

PSG ka rezervuar Kullën Eiffel, mësohet data e prezantimit të Messit?
Lexo po ashtu PSG ka rezervuar Kullën Eiffel, mësohet data e prezantimit të Messit?

Për çfarë do të flasë Lionel Messi në konferencën e tij për shtyp?

Messi pritet të sqarojë pyetjet në lidhje me të ardhmen e tij, vetëm disa ditë pasi diskutimet e negociatave të kontratës mbi rinovimin në Barcelonë u prishën.

Barcelona deklaroi se “pengesat financiare dhe strukturore”  janë arsyeja pse ata nuk mund të mbyllin një kontratë të re me Messin.

U kuptua se argjentinasi do të nënshkruante një marrëveshje të re pesëvjeçare në Camp Nou në fillim të këtij muaji, por bisedimet u ndërprenë pasi doli se Barcelona nuk ishte në gjendje ta përballonte atë, edhe pasi ai ishte i hapur për një zbritje të konsiderueshme të pagës.

Barcelona atëherë njoftoi në një deklaratë shokuese se për shkak se një marrëveshje nuk mund të arrihej, Messi do të largohej nga klubi.

Ndërsa është sugjeruar se veprimet e Barcelonës janë thjesht një taktikë negociuese, presidenti Joan Laporta ka deklaruar se nuk ka asnjë shans që Messi të qëndrojë tani në Camp Nou, pavarësisht dëshirës së klubit dhe lojtarit.

Ku do të shkojë Lionel Messi tjetër?

E ardhmja e Messit duket ende e pasigurt tani për tani, por detajet rreth hapave të tij të ardhshëm mund të sqarohen në konferencën e tij për shtyp.

Laporta konfirmon transferimin e Messit te Paris Saint-Germain  
Lexo po ashtu Laporta konfirmon transferimin e Messit te Paris Saint-Germain  

Klubi i ardhshëm i Lionel Messit: Ku do të transferohet legjenda e Barcelonës më 2021?

PSG është raportuar të jetë e interesuar për të nënshkruar me legjendën argjentinase, me trajnerin Mauricio Pochettino madje duke u sugjeruar gazetarëve se një transferim i mundshëm për Messin nuk do të thotë që Kylian Mbappe të largohet.

Gjitashtu së fundmi është përfolur që palët veçse kanë arritur marrëveshje personale dhe gjithçka pritet të konfirmohet ditëve të ardhshme.

Pep Guardiola zbuloi se Manchester City nuk ka në plan të bëjë një goditje për argjentinasin, pasi ata vetëm sa përfunduan një transferim rekord britanik për Jack Grealish, por pranoi se edhe ai ishte i befasuar nga lajmi i largimit të Messit.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori